Bust për Nënë Terezën/ Osmani, Begaj e Pendarovski: Është simbol i bashkimit

11/09/2023 23:17

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut tashmë do të ketë një kujtesë të përhershme të paqes e dashurisë në oborrin e saj. 

Këtë të hënë brenda këtyre hapësirave u përurua busti i Nënës Terezë, rast ky që edhe një herë mblodhi presidentët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Shën Tereza është mes tjerash simbol i bashkimit e fqinjësisë së mirë, pikërisht për shkak të prejardhjes së saj.

E presidenti shqiptar u shpreh se figura e Shën Terezës duhet të shërbejë si shenjë për të kujtuar sa e rëndësishme është paqeja.

“Kurrë mos u shqetëso për numrat – na mësonte Nënë Tereza, por – ndihmo dikë, duke filluar me ata që ke pranë”. E ku më mirë se mes nesh, e këtu në rajonin tonë, ka vlerë ky mesazh solidariteti dhe bashkëpunimi, sa njerëzor aq edhe institucional”.

Ndërkohë, për presidentin e Maqedonisë se Veriut, figura e Nënës Terezë tregon rëndësinë e fqinjësisë së mirë.

“Edhe pse e tërë bota e njihte si Nënë Tereza, për neve mbeti gjithmonë shkupjania, Gonxhe Bojaxhiu. Këtu kaloi 18 vjet të jetës së saj, këtu në Ambasadën e Republikës së Kosovës, figura e saj do të na përkujtojë një figurë markante dhe të na kujtojë që të kujdesemi për njëri tjetrin si fqinj dhe miq. Duhet t’i tejkalojmë ndarjet e t’i falim mëkatet e njëri tjetrit. Në Ballkan kemi parë urrejtje, por ne duhet të bashkohemi”.

Busti i Nënës Terezë është punuar nga një autor shqiptar nga Lezha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA