Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë tre të lënduar ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Fier.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe. Automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA