foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Leskovik, ku një 68-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor.

Bëhet fjalë për shtetasin K.P nga Çarçova, Përmet i cili po udhëtonte me automjetin tip “Ford”, i cili përplasi këmbësorin B.C 74 vjeç nga Leskoviku. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Ersekës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel