Tragjike/ Tërmeti i fuqishëm godet Marokun, shkon në 1037 numri i të vdekurve

09/09/2023 08:10

Ministria e Brendshme e Marokut raporton se deri tani janë 1037 njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që e goditi Marokun të premten vonë.

Nga njoftimet e ditës së sotme të televizionit shtetëror të Marokut, i cili i referohet Ministrisë së Brendshme, në orët e para të mëngjesit u raportuan 630 të vdekur, me kalimin e orëve numri arriti 820 të vdekur dhe të paktën 120 persona të plagosur, qindra prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas raportimit të fundit mësohet se deri tani janë 1037 njerëz të gjetur të vdekur nën rrënoja.

Sa më shumë kalojnë orët aq më shumë rritet frika për të tjera jetë të humbura nga tërmeti 6.8 ballësh që goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh në orën 23:11 të premten datë 8 shtator.

Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.

“Ne e ndiem një dridhje të fortë, dhe e kuptuam se ishte tërmet”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Abdelhak El Amrani, një 33-vjeçar nga Marakeshi.

Maroku ka qenë dëshmitar i disa tërmeteve të forta më parë, duke përfshirë një në 2004-ën  që goditi zonën e al-Hoceima në veri-lindje të Marokut, duke vrarë 628 njerëz. Dhe në vitin 1960, tërmeti i Agadirit vrau 12,000 njerëz që është dhe tërmeti më i rëndë për dekada. .

Këto shifra mund të jenë një tregues i vogël i shkallës së viktimave që mund të shohim në këtë tërmet.

Epiqendra e tërmetit të mbrëmjes së djeshme ishte në malet e Atlasit. Ka shumë fshatra të largëta që janë të vështira për t’u arritur. Mund të duhen shumë ditë para se të dimë saktësisht përmasat e kësaj katastrofe të madhe.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së që vlerëson shkallën e mundshme të viktimave dhe humbjeve ekonomike  sugjeron për këtë ngjarje se numri i të vdekurve mund të jetë nga shkojë nga qindra deri në mijëra.

“Ne duhet të përgatitemi që numri aktual të rritet. Ne gjithashtu duhet të shikojmë për pasgoditje. Si rregull, pasgoditjet janë rreth një magnitudë më pak se goditja kryesore. Por lëkundjet edhe më të vogla rrezikojnë të rrëzojnë ndërtesa tashmë të dëmtuara”, deklaroi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel