Ka marrë fund arratia nëntë vjeçare e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare, nën dyshimin se u përfshi në një peng marrje në vitin 2014.

Top Channel duke iu referuar dokumenteve gjyqësore, paraqitur në gjykatën e ekstradimeve në Londër, raporton se është arrestuar Roland Beqiraj 30 vjeç, pasi ndaj kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Shqiptari është arrestuar nga skuadra ekstradimeve por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli.

Në fletë-arrestin e lëshuar nga drejtësia shqiptare thuhet se “Roland Beqiraj në  datë 11/09/2014 në territorin shqiptarë i hoqi lirinë në mënyrë të padrejtë, kundra dëshirës së tij shtetasit tjetër shqiptarë  Elton Visha”

Procesi ekstradimit ndaj tij do të vijojë në 02/10/2023 ora 10:00,  nga ku gjykatësi DJ Griffiths, do të lexojë vendimin për këtë kërkesë ekstradimi nga shteti shqiptarë.

Deri në këtë datë Roland Beqiraj do të qëndrojë i lirë me kusht pasi të afërmit kanë vendosur një garanci pasurore prej 5.000 sterlinash.

Atij i është marrë pasaporta shqiptare dhe çdo të hënë i duhet të paraqitet në stacionin policor në Colindale të Londrës.

Top Channel