Nis fushata sensibilizuese e Policisë Rrugore dhe “Fundjavë Ndryshe”, mjete shkollore falas për nxënësit
08/09/2023 10:05
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, kanë ndërmarrë një nismë për sensibilizimin e nxënësve mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Përveç informimit me broshura të përgatitura në kuadër të kësaj nisme, për rregullat e qarkullimit rrugor, nxënësve të shkollave 9-vjeçare të komunave Baldushk, Petrelë dhe Bërzhitë, iu janë dhuruar edhe çanta dhe mjete shkollore.
Fushata sensibilizuese jep disa këshilla mbi rregullat e qarkullimit rrugor për nxënësit, për një të ardhme të sigurt.
Top Channel