Sulmet në Ukrainë i morën jetën katër personave dhe plagosën 40 të tjerë, ndërsa situata mbetet shumë e rëndë.
Kjo e premte u përfshi nga shpërthime të vazhdueshme, kryesisht pjesa qëndrore dhe në lindje të vendit.
Ministri i Brendshëm Igor Klymenko, e konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa i konsideroi sulmet “krime lufte” me shënjestër civilët.
Një ndër më të goditurit mbeti edhe vendlindja e Presidentit Volodymyr Zelensky Kryvyi Rig, aty ky një polic mbeti viktimë.
Ekipet e shpëtimit të Shërbimit të Emergjencave Shtetërore nxorën nga nën rrënoja tre të mbijetuar, por kërkimet vijojnë ende për disa të zhdukur. Ata janë në luftë me kohën për të arritur shpëtimin e ukrainasve.
Pamjet e rënda tregojnë se në vendet e goditura gjithçka është shkatërruar, duke I kthyer banesat në gërmadha.
Autoritetet ukrainase raportojnë se 24 orëve të fundit, janë regjistruar 93 sulme ruse në dhjetëra zona të ndryshme.
Top Channel