Një drejtues automjeti është gjobitur në Bulqizë për kryerjen e manovrave të rrezikshme me automjet.
Drejtuesi në fjalë bënte drift në kryqëzimin mes dy qyteteve dhe më pas e postoi video-n në rrjete sociale.
Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Bulqizë, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në kryqëzimin mes dy qyteteve në Bulqizë, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit A.Sh., që shfaqet në video.
Për kundërvajtjen e kryer, ndaj tij u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor.
Top Channel