Austria reklamon vizita në ‘Ballkonin e Hitlerit’ pas videos së kontestuar të radikalëve (fotot)

08/09/2023 19:01

Një muzeum në kryeqytetin austriak Vienë po reklamon vizita turistike ne ate qe njihet si “Ballkoni i Hitlerit” pas shfaqjes së tij në një video të kontestuar të një partie të ekstremit të djathtë.

Krahu rinor i partisë vendase “Të Lirisë” e cila pritet të fitojë në zgjedhjet e vitit që vjen, publikoi videon dy-minutëshe në gusht, e cila i referohet ballkonit në qendër të Vienës ku Hitleri dha fjalimin e tij të fitores pas aneksimit të Austrisë në 1938.

Zyrtarët thonë se me turneun e tyre kërkojnë “demistifikimin” e Ballkonit të Hitlerit që ka nisur të bëhet i famshëm prej shfaqjes në videon e radikalëve të djathtë.

Ballkoni ku Adolf Hitler mbajti fjalimin pasi Gjermania Naziste kishte aneksuar vendin e tij të lindjes në 1938, aktualisht nuk përdoret dhe është i mbyllur për publikun.

Mes imazhet në video ishte dhe katedralja e Notre Dame duke u djegur, ashtu si dhe parakalime të të rinjve të partisë me pishtarë në duar poshtë ballkonit.

Pamjet shkaktuan zemërim në Austri, çka bëri që zyrtarët të ofrojnë vizita në ndërtesë, sipas tyre për të shuar joshjen dhe interesin me vendin në fjalë.

“Kemi vërejtur një kuriozitet nga shoqëria dhe besojnë se duhet të ketë informim për çështjen, pasi shikojmë shumë keqinterpretime dhe informacione të pasakta”, tha drejtoresha e muzeumit Monika Sommer.

Ajo shtoi se vizitat e organizuara do të fokusohen në tarracën e gjerë me kollona neo-klasike në qendër të Vienës.

Pesë vizitat e para ishin prenotuar të gjitha dje teksa 35 persona do të dëgjonin shpjegimet e Sommer para derës së xhamtë që të con te ballkoni i Hitlerit.

Disa nga pjesëmarrësit ishin të zhgënjyer që nuk mund të dilnin në ballkonin e famshëm.

“Kjo do të ishte akoma më mirë për të shuar tabutë,” tha për rrjetin AFP Markus Mitterhuber, një aktor 56 vjeçar që mori pjesë në vizitë.

FOTO GALERI
3/7
Ballkoni aktualisht nuk përdoret dhe është i mbyllur për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA