Këtë vit pritet të ketë një tjetër rënie të numrit të nxënësve që do të ulen të hënën në bankat e shkollës.
Ministria e Arsimit ka shtyrë për të dytën herë afatin e procesit të regjistrimit të nxënësve duke i dhënë mundësi deri të dielën në orën 23 e 59 minuta, pasi është parë një numër i ulët i regjistrimeve
Drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar ka hapur e ka mbyllur dy herë sistemin për regjistrimin e nxënësve.
Afati i parë ishte nga mesi i gushtit deri në datën 1 shtator. Më pas u shty deri në datën 4 shtator dhe një ditë më parë pasi u panë shifrat e ulëta të regjistrimeve procesi është shtyrë deri të dielën, pak orë para se të nisë viti i ri shkollor.
Top Channel ka mësuar se deri më tani janë afro 27 mijë nxënës të regjistruar në klasat e dhjeta dhe krahasuar me një vit rezulton të jenë i 1000 nxënës më pak. Por rënie të ndjeshëm ka edhe tek të vegjlit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Shifrat zyrtare pitet të bëhen publik në ditën e parë të filmit të të vitit të ri shkollor .
Një vit më parë u ulën në bankat e shkollës rreth 450 mijë nxënës. 30 mijë nxënës më pak se viti paraardhës.
Kjo rënie pritet të jetë e ndjeshme edhe këtë vit, ku në klasat e para numri i ulët i nxënësve argumentohet me uljen e numri të lidhjeve ndërsa për numrin e ulët në klasat dhjeta reflektohet emigrimi i shqiptarëve drejt vendeve të BE.
Top Channel