Ukraina është nën shënjestrën e sulmeve ukrainase, ku gjatë natës ka pasur breshëri dronësh.
Ushtria ukrainase raportoi se mbrojtja e saj ajrore shkatërroi 25 nga 33 dronë që Rusia përdori për të sulmuar rajonet e Sumy dhe Odesa.
Oleh Kiper, guvernatori rajonal, tha se sulmi rus goditi zonën e Izmail për herë të katërt në pesë ditë, duke plagosur një person.
Nder të tjera shtoi se sulmi dëmtoi objektet e infrastrukturës portuale dhe një ndërtesë administrative.
Nga ana tjetër Rusia ka raportuar për drone të cilat kishin në shënjestër territoret e tyre në jug.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se shkatërroi dy drone ukrainas mbi rajonin e Rostovit, si dhe një në Bryansk dhe një tjetër në periferi të Moskës.
Njëri prej dronëve ka dëmtuar katin e pestë të një pallati, duke thyer xhamat e banesave dhe dëmtuar katër automjete.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se forcat ukrainase po fitojnë gradualisht terren dhe po shkelin mbrojtjen ruse në kundërsulmin e tyre.
Ai u tërhoq kundër kritikëve që thonë se kundërofensiva nuk ka qenë e suksesshme, duke përmendur natyrën e paparashikueshme të luftës dhe nevojën për të qëndruar pranë Ukrainës si në ditët e mira ashtu edhe në ato të këqija.
Top Channel