
Në qytetin e Durrësit vazhdojnë kontrollet intensive, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Gjatë javës janë arrestuar 20 drejtues automjetesh dhe nën hetim 5 të tjerë për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
-493 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-173 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
-86 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-39 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-538 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Top Channel