Merrte ryshfet, arrestohet komandanti i ushtrisë ruse! Rrezikon deri në 15 vite burg

07/09/2023 16:29

Një ish-komandant i ushtrisë ruse, i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen ajrore të vendit, është arrestuar për ryshfet, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Gjeneralmajor Konstantin Ogienko, i cili drejtoi Ushtrinë e Parë të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore me Qëllim të Posaçëm, akuzohet për ryshfet në shkallë të gjerë dhe nëse shpallet fajtor mund të përballet me 15 vjet burg.

Raporti shton se Ogienko mori 500,000 rubla nga një organizatë për t’i dhënë një ngastër toke.

Ogienko pohon se nuk është fajtor për pronën që iu premtua organizatës nga ushtria, megjithatë ai do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri më 27 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA