Korçë/ Theu në mënyrë të përsëritur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, vihet në pranga 34-vjeçari

07/09/2023 16:07
Foto ilustruese

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi theu në mënyrë të përsëritur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, u vu nën prangat e policisë në nomentin që u konstatua se ka dalë jashtë banesës së tij. Mbi të rëndon vepra penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkohë në Pogradec është vënë një person nën hetim, pasi iu gjet armë gjahu pa lejen përkatëse. 37-vjeçarit me iniciale A. A., banues në Pogradec kryesisht pasi në afërsi të fshatit Vërdovë, iu sekuestrua arma në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA