Qytetarët shqiptarë paguajnë disa taksa, bashkë me faturë e muajit çdo ditë.

Gjatë diskutimit për këtë çështje sonte në Top Story, autorja dhe moderatorja Grida Duma paraqiti një faturë uji, duke lexuar se çfarë taksash përfshihen: Tarifë pastrimi, tarifë mbi ndërtesën, taksë e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Fatura e marrë si shembull arrin në gati 1700 lekë dhe nga këto mbi 500 lekë janë taksa që përfshihen në faturën e ujit.

Sipas ekspertes së ekonomisë Zana Guxholi, ne paguajmë dy herë taksën e arsimit dhe kjo është shkelje.

“Me taksat, ne e paguajmë njëherë të arsimi. Po vilet pak, por nga të gjithë. Po rritet një nga një vazhdimisht”.

Me rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, do të paguajmë më shumë për taksën e pronës, thotë Guxholli.

“Njerëzit duhet ta dinë se ajo që quhet taksa e pronës, nuk do të jetë më aq, por do të jetë në disa vende 30 për qind më shumë, në disa 70… unë që ja te zona 5, e di që do të më dyfishohet, sepse dyfishohet vlera e referencës”.

Ekspertja kërkon që taksimi duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe të ekuilibruar.

“Duke qenë financiere, unë nuk mund të jem kundër taksave. Jam dakord që taksat të shtrihen gjithkund. Por, të jetë i konsoliduar, transparent, dhe të gjithë jemi të barabartë me ato që kemi dhe t’i referohemi buxhetit. Taksat synojnë të rrisin të ardhurat për qëllime të shoqërisë, por gjithmonë duke ruajtur balancat dhe ekuilibrin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA