Lamtumira e “Zotave”, pse ky Botëror do të na bëjë të gjithëve të qajmë.
Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për Shqipërinë pas barazimit të arritur në Pragë me Çekinë.
Duke falenderuar trajnerin Sylvinho dhe teknikët për mbështetjen e ofruar kuqezinjve, Rama e konsideroi Kombëtaren tonë një skuadër që jep shpirtin në fushë dhe frymëzon.
Një falenderim kryeministri e ka pasur edhe për publikun kuqezi, duke e konsideruar atë lojtarin e 12-të në fushë.
“KRENAR PËR SHQIPËRINË
Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon. Faleminderit djemve kuqezinj. Faleminderit kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trainerit Sylvinho e ndihmësve të tij.
Faleminderit edhe publikut kuqezi që sonte ishte lojtari i 12-të i Kombëtares”- shkruan Rama, duke thirrur “Forca Shqipëri, vetëm përpara”.

Top Channel