Goditja e kanabisit, Balla: Përgëzime policisë, operacion tepër i vështirë në disa zona të Shkodrës

07/09/2023 09:45

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e Policisë së Shtetit e cila ka bërë të mundur asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e autorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se deri më tani në shkallë vendi janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar.

“Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë). Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA