Pesë shtetas janë vënë në pranga nga policia në Elbasan pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi. Përkatësisht janë:
-S. B., 56 vjeç dhe Xh. Sh., 64 vjeç, të dy banues në fshatin Gjocaj.
-A. Ç., 29 vjeç dhe Y. B., 62 vjeç, të dy banues në fshatin Bishqem.
-Z. Rr., 54 vjeç, banues në fshatin Pajovë.
Gjithashtu në Elbasan është arrestuar në 45-vjeçar D.B i cili ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje
Një 18-vjeçar nga Librazhdi është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij 15-vjeçare.
Po ashtu nën hetim është edhe një 37-vjeçar A. D nga Elbasani, i cili ka bërë njoftim të rremë në Policinë e Elbasanit, se teksa qarkullonte me automjet, është kanosur nga disa shtetas. Pas verifikimeve, njoftimi ka rezultuar i pavërtetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel