![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-12-at-23.32.37-800x450.jpeg)
Një drejtues ka rënë në pranga e policisë në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrolleve policia rrugore ka ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. D., i ciliështë konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.
Me qëllim shmangien e gjobës, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.
Ndaj tij u referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shkon në 77 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të gjobave.
Top Channel