Indeksi i çmimeve të importeve shënoi një rritje me 0,2%.
Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2023, shënoi një ulje me 0.7% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas INSTAT, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënuan rritje me 4,7%. Rritje vjetor në tremujorin e dyte me 0.4% regjistroi edhe sektori i hidrokarbureve dhe ai i mineraleve.
Sa i takon industrisë përpunuese, çmimet u rritën me 0.2%. Rritja më e madhe sipas të dhënave të bëra publike nga instituti i statistikave, vërehet tek produktet dhe preparatet farmaceutike me 5.3% si dhe tek seksioni veshjeve me 3.1% Rritje pati dhe për shërbimet e tjera.
Kurse sa i takon çmimeve në seksionin e “Energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar” ato pësuan një ulje prej 0,2%, krahasuar me një vit më parë. Banka e Shqipërisë me herët ka raportuar se mbiçmimi i këmbimit të lekut ndaj euros ka ulur presionin për rritjen e çmimeve të importit. Por në tregjet vendase për disa produkte nuk është reflektuar ulja ashtu si në tregjet ndërkombëtare.
Top Channel