Parku Arkeologjik i Orikut, i cili ndodhet në afërsi të bazës ushtarakë të Pashalimanit, po vizitohet nga turistë të shumtë vendas e të huaj.
Moti jo i favorshëm për plazh gjatë këtyre ditëve, ka bërë që shumë të apasionuar pas historisë, të shohin nga afër këtë vend.
“Vij nga Spanja dhe prej javësh ndodhem në Shqipëri dhe sot ndodhemi në Vlorë, pikërisht në Orik, për të cilin e morëm si informacion në guidë book. Meqë moti jo premtuese për plazh, vendosëm të vizitonim këtë site arkeologjik”, shprehet pushuesja nga Spanja.
“Jam spanjoll dhe kam shumë interes mbi historinë dhe teksa po vizitoj këto rrënoja përpiqem të imagjinoj si ka qenë jeta më përpara. Në vijim do vizitoj gjithë pjesën jugore të Shqipërisë”, thotë një turist tjetër.
Ata thonë se ky park është me të vërtet interesant dhe se nuk e dinin që ekzistonte.
“Vijë nga Italia, prej një jave ndodhem në Shqipëri. Një vend me një panoramë fantastike dhe ky site është vërtet interesant”, shprehet një turiste italiane.
“Për shkak të motit të keq së bashku me familjen vendosëm të vizitojmë këtë zonë , nuk e dija me parë që ekzistonte dhe që janë zhvilluar luftëra midis Cezarit dhe Pompeit, shumë bukur këtu”, thotë turisti italian.
Rrënojat e qytetërimit të lashtë që ngrihen në një sipërfaqe prej afro 5 hektarësh dhe janë të rrethuara nga deti, Laguna e Orikumit, dhe Gadishulli i Karaburunit. Në këtë qytet arkeologjik mendohet se në vitin 48 para erës sonë u zhvillua beteja midis Çezarit dhe Pompeit.
Top Channel