Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sqaruar rrethanat e përplasjes me Bashën në Kuvend, në momentin që kryetarja Lindita Nikolla anonçoi kryetarin e ri të grupit parlamentar të PD-së.
I ftuar në “Top Story”, Bardhi tha se debati ishte nxitur nga Basha, i cili megjithëse kishte firmosur shkresën për ndërrimin e kreut të grupit në Kuvend, i tha Tabakut që s’kishte asnjë lloj dijenie sepse nuk merrej ai me procedurat. Pavarësisht seriozitetit të situatës, Bardhi tregoi se kacafytja brenda përbrenda PD-së, padyshim që nuk e bën të ndihet krenar.
Pjesë nga debati:
Duma: Përmende dhe rithe qesharak, por pash Zotin çfarë i the Bashës tek ulëset në Parlament, që gati e kërcënon dhe ai nuk reagon?
Badhi: Në fakt unë nuk dua të them se çfarë bisedash bëmë. Një skenë e tillë padyshim që nuk më bën krenar sepse unë nuk jam atje për të bërë debat me zotin Basha. Në nisje të seancës kemi patur një komunikim shumë normal. Jemi përshëndetur ashtu sikurse jam përshëndetur me çdo koleg deri në momentin që zonja Nikolla lexoi njoftimin që kishte firmosur zoti Basha.
Në atë moment kolegia Tabaku e pyet: “Çfarë është kjo shkresë që ke sjellë në Kuvend?”
Duma: As Tabaku nuk dinte gjë?
Bardhi: Ne e dinim që shkresa kishte ardhur sepse aq informacion në Kuvend e kemi. Por ajo e pyeti “ç’është kjo shkresë që ke firmosur?”, dhe me një qetësi absolute Basha i përgjigjet “nuk kam dijeni, nuk merrem unë me procedurat”. Ndërkohë që shkresën e kishte firmosur vetë.
Në momentin që kryetarja e Kuvendit kishte fjalën unë nuk bëra asnjë lloj reagimi, por thjesht shtypa butonin për të kërkuar fjalën për procedurë. Në atë moment sigurisht që zoti Basha ka menduar se unë do ta kundërshtoja atë akt dhe më kthehet dhe më thotë “më lejo një këshillë. Ska nevojë të bësh debat dhe sherr. Çohu merr fjalën si kryetar grupi parlamentar që je.”. Por këtë akt dhe këtë lloj sjellje pa iu dridhur asnjë muskul në fytyrë, unë e konsiderova hipokrite. Pra na fut vetë në një situatë krejtësisht të pakëndshme për deputetët dhe grupin, dhe pasi ka bërë veprimin, më kërkon që ta marrë unë fjalën si kryetar grupi ndërkohë që ka firmosur një shkresë që tregon se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD.
Top Channel