Shuhet zjarri i madh në Lushnjë, në Zhamë kërcënoi banesat e fshatit

06/09/2023 12:08

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arritur të vihet në kontroll të zjarri në fshatin Zhamë, të Lushnjës.

Pas një pune intensive, forcat zjarrfikëse dhe ato të forcave të armatosura arritën të shuanin flakët, të cilat rrezikuan dhe zonat e banuara.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm situata në fshatin Zhamë të Lushnjës është vënë nën kontroll të plotë. Vetëm pak minuta më parë, pas punës intensive dhe përkushtimit të 158 trupave të emergjencës civile dhe të anketuarve të FA, zjarri më në fund u shua duke mos shkaktuar dëme në shtëpi dhe jetë njerëzish”, shkruan Peleshi.

Zjarri u aktivizua pasditen e të martës, ku përfshiu një sipërfaqe të madhe toke. Përhapja e flakëve u ndihmua nga erërat e forta, ndërsa u dogjën shumë rrënjë me ullinj e pemë të tjera.

Zjarri dyshohet se u ndez nga një 58-vjeçar që u arrestua më pas nga policia.  Në vendngjarje ishte edhe ministri i brendshëm taulant balla së bashku me kryetare e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA