Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar sërish kryeministrit Edi Rama, të cilin e bën përgjegjës për mosdhënien e një leje të veçantë për të bërë betimin.
Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën për leje për të bërë betimin. Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhem, shkruan Beleri në statusin e tij në “Facebook”.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orë të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë «organe të pavarura të drejtësisë”.
Sipas tij, mos dhënia e lejes është kufizim i rëndë i të drejtave kushtetuese dhe i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Rama kur thotë se po mban qëndrim autokratik dhe antiligjor, pasi nuk pranon dot “votën” e Himarës kundër tij në 14 maj.
Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai u shrpreh se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje dhe se pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.
“Arsyeja përse u zgjat për turizmin ka të bëje nga njëra anë se ky sektor është një pohim I madh që askush nuk e mohon dot, Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër. Nga ana tjetër ky duhet të jetë një stimul për të arritur më shumë në çdo sektor tjetër e jo për të fjetur mbi dafina. Ky pohim është impakti i jashtëzakonshëm i organeve të reja të drejtësisë. Mbledhjen e kaluar ju thashë se nuk do të resht së përsërituri gjërat deri në bezdi. Shikojeni me kujdes se çarë po diskutohet mes nesh dhe Greqisë e se çfarë pala greke po kërkon prej nesh, prej meje personalisht. Pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul. Këto organe kanë marrë veprime e kanë dhënë vendime pavarësisht nga ne e nga ata. S’kemi asnjë debat real për këtë zhvilluar me palën greke për këtë çështje. Qasja jonë është radikalisht e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri. Për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë por për t’i mbështetur e për ti inkurajuar pa kushte. Është një qasje që i bie ndesh një historie 111 vjeçare, që ka mësuar njerëzit brez pas brezi të mendojë që pushteti politik është ai që e udhëheq atë gjyqësor. Mësimi është bëni si jemi ne mos bëni si bëjmë ne shkurt e shqip. Të arrestuarit i kanë marrë në administrim edhe Facebookun ku postojnë letrat e tij nga burgu. Këta shqipfolësit me të cilët ndajmë gjuhën dhe vendin janë në të drejtën e tyre por që të abuzojnë me lirinë e të shprehurit. Kush nuk është në të drejtën e vet ta mendojë luftën tonë në drejtësi të porsalindur.”
Fredi Beleri u arrestua në flagrancë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe mbahet në burg nën akuzën për korrupsion në zgjedhje.
Top Channel