Protestë në Shkup pas vdekjes së pacientëve të kancerit prej vjedhjes së ilaçeve nga stafi spitalit (fotot)

06/09/2023 16:47

Pacientëve të kancerit u janë mohuar mjekime që mund t’u shpëtonin atyre jetën pasi doktorët i kanë shitur ato në tregun e zi, akuzohej dje në një protestë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Stafi i spitalit të kryeqytetit maqedonas Shkup quheshin “Vrasës” e “Hajdutë” në demonstratën jashtë selisë së qeverisë.

Mes qindra pjesëmarrësve ishin të afërm të pacientëve që kishin vdekur pasi u ishin dhënë ilaçe të rreme në vend të mjekimeve të kancerit pasi ato ishin vjedhur nga punonjësit.

“Nëna ime kishte kancer të gjirit por gjendja e saj u përkeqësua një javë pasi u shtrua në spital”, tha një i ri mes protestuesve.

Protestuesi që nuk donte të jepte emrin e tij e quante sjelljen e punonjësve të spitalit, ‘monstruoze’.

Protestuesit kishin mbuluar duart e tyre me bojë të kuqe, duke nënkuptuar se doktorët i kanë duart me gjak.

Vezë e objekte u lëshuan drejt ndërtesës qeveritare teksa turmat kërkonin largimin e ministrit të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dhe të stafit drejtues të spitalit.

Pankartat e protestuesve shkruanin ‘Vrasës për përfitim’ si dhe ‘Sa të tjerë duhet të vdesin?’.

Skandali ka shpërthyer në fillim të vitit kur pamje të kamera të sigurisë tregonin infermierë që nxirrnin fshehurazi nga pavioni i onkologjisë mjekimet e kancerit. Më vonë ata u arrestuan.

Por procedura e hetimit u hap vetëm katër muaj më vonë pasi programi ‘Focus’ raportoi për abuzimet me mjekimet në spitalet shtetërore.

Në fundjavë policia bastisi spitale dhe shtëpi të disa anëtarëve të stafit duke sekuestruar dokumente e të dhëna kompjuterike.

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe drejtoresha e spitalit Violeta Klisarova thonin përsëri se ‘pacientët janë të siguritë dhe se nuk ka manipulime me terapinë’.

Klisarova tha se që prej arrestimit të infermierit protokollet e sigurisë janë ashpërsuar dhe aksesi te mjekimet është kufizuar.

Presidenti Stevo Pendarovski i përshkruante pretendimet si ‘shokuese dhe të përçmueshme’, duke shtuar se ishte kohë të ndalojë pandëshkueshmëria për këto krime të rënda.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA