Jenni Hermoso ka depozituar një padi në prokurori për një “puthje të pakërkuar” nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pas finales së Kupës së Botës për femra.
Futbollistja spanjolle e akuzon “shefin” e Federatës për sulm seksual, pasi ajo u puth në buzë pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë, më 20 gusht.
Hermoso ka thënë vazhdimisht se puthja nuk ishte konsensuale, por Rubialesi i sfidoi të githë, duke refuzuar të japë dorëheqjen.
Trajneri Jorge Vilda ishte i vetmi anëtar i ekipit kombëtar të femrave që nuk dha dorëheqjen në shenjë proteste për sjelljen e Rubiales në fund të finales.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) konfirmoi shkarkimin e tij të martën pasdite.
Vilda u pa duke duartrokitur Rubialesin në asamblenë e përgjithshme urgjente të RFEF-së, kur ai (Rubiales) njoftoi më 25 gusht se nuk do të jepte dorëheqjen për veprimet e tij në Sydney.
Top Channel