Më pak fëmijë në klasë të parë në Elbasan, shkak ulja e numrit të lindjeve dhe emigrimi

06/09/2023 15:15
foto ilustruese

Gjithnjë e më pak fëmijë regjistrohen në shkolla, fenomen nga i cili duket se nuk shpëtojnë as qytetet e mëdha. 

Në zyrën arsimore të Elbasanit për vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan 1200 nxënës në klasën e parë dhe 930 në klasën e 10. Në dy vitet e fundit është shënuar një rënie me 250 nxënës më pak në klasën e parë dhe 400 nxënës më pak në klasën e 10. Shkaqet janë të shumta.

 “Një ndër shkaqet kryesore është rënia e numrit të lindjeve. Është kthyer në trend që një familje e re tashmë në projektet e saj të se ardhmes, ka vetëm një fëmijë. Gjithashtu mund të listohet edhe shkaku i emigracionit. Ne si shoqëri jemi të prirur që të orientohemi drejt grupeve të vogla shoqërore”, shprehet Emanuela Dervishi, punonjëse Sociale.

Rënia e numrit të nxënësve këtë vit në Elbasan nuk ka sjellë mbyllje të shkollave, por padyshim në zonat malore do të shoqërohet me shtim të klasave të bashkuara. Shtimi i klasave të bashkuara për pasojë do të çojë në një rënie të cilësisë së mësimdhënies në shkolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA