Manchester United ka mbajtur një qëndrim zyrtar rreth çështjes “Antony”, pas akuzave nga Brazili për abuzim nga ish-partnerja e sulmuesit.
Klubi anglez thekson se po shqyrton ndikimin e akuzave dhe nuk do të bëjnë komente të mëtejshme në pritje të informacionit të mëtejshëm.
“Manchester United është njohur me akuzat e bëra kundër Antony dhe vëren se policia po kryen hetime. Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave.” United nuk ka sqaruar nëse Antony mbetet i disponueshëm për ndeshjet e radhës së “Djajve të Kuq”.
Anësori u largua nga skuadra e Brazilit pas pretendimeve për agresion fizik nga Gabriela Cavallin. 23-vjeçari, i cili nënshkroi për United nga Ajaxi në një marrëveshje 85-milionëshe shtatorin e kaluar, akuzohet se ka sulmuar ish-partneren në disa raste që nga janari.
Cavallin pretendon se ajo pësoi një çarje në kokë dhe kishte nevojë për trajtim nga një mjek, pasi Antony e sulmoi atë “me një goditje në kokë” në një dhomë hoteli në Mançester, më 15 janar.
Ajo gjithashtu pretendon se e ka goditur me grusht në gjoks, duke shkaktuar dëme në një implant silikoni që kërkonte një operacion korrigjues në Brazil. /Supersport
Top Channel