Luani Ruben, i njohur ndryshe dhe si luani më i vetmuar në botë pasi ishte lënë në një qeli betoni prej pesë vitesh, është tashmë i lirë në botën e egër dhe po mësohet me kushtet e lirisë.
15 vjeçari Ruben ishte lënë në kopshtin e braktisur zoologjik pas vdekjes së pronarit të tij, bashkë me kafshë të tjera që zotëroheshin nga pronari paemëruar.
Grupi i mbrojtjes së kafshëve ‘Animal Defenders’ ndërhyri për kujdesjen ndaj kafshëve dhe arriti të sistemonte shumicën e tyre, por rivendosja e luanit Ruben kërkoi më shumë kohë.
Ata arritën së fundmi të organizojnë udhëtimin rreth 7000 km që Ruben të merrte një tjetër shans për jetën, duke e transferuar atë nga qelia e tij në Armeni në fushat e zonës Free State, në Afrikën e Jugut.
Ruben do të qëndrojë tashmë në rezervatin e botës së egër ADI Wildlife Sanctuary, ku shumë të pranishëm u emocionuan kur kafsha doli më në fund në kullotat e gjera të gjelbra.
Presidenti i grupit Jan Creamer tha se teksa shikonte Ruben që hidhte hapat e parë në botën e egër, të gjithë ishin thuajse të përlotur.
Ai tha: “Luanët janë nga kafshët më sociale mes felinëve të mëdhenj, ata jetojnë në tufa te mëdha familjare në botën e egër. Kështu që duhet të ketë qenë e rëndë për Ruben të mos kishte komunikim me luanë të tjerë.
Megjithse vuante nga kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik, Ruben arriti shpejt të përmirësohet pasi zona e gjerë natyrore nisi të ndikonte në sjelljen e tij.
Creamer shtonte: “E gjithë sjellja e tij është transformuar, fytyra duket më e relaksuar dhe vendosmëria e tij për të ecur është frymëzuese. Ne e dimë që është një rrugë e gjatë drejt rekuperimit por nisja e jetës së tij të re nuk mund të kishte qenë më e mirë”.
Top Channel