Lindita Nikolla takohet me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA, David Wisner

06/09/2023 15:42

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot të Ngarkuarin me Punë të përkohshëm të Ambasadës së SHBA, z. David Wisner, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se SHBA janë partner strategjik dhe mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kryetarja Lindita Nikolla dhe i Ngarkuari me Punë David Wisner biseduan për prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe bashkëpunimin për konsolidimin e demokracisë, thellimin e avancimin e reformave dhe ishin të një mendimi se qeverisja e përmirësuar dhe avancimi i reformës në drejtësi janë  thelbësore për integrimin dhe kontributin e Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike.

Top Channel