“Porosia e Nokës që deputetët të veshin rroba doku”, Murrizi i denoncon me emra: Albana Vokshi ka puse nafte, Noka e Çela biznese, Bozdo ka babain milioner, Boçi ka krushkun…. 25/10 22:45
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot të Ngarkuarin me Punë të përkohshëm të Ambasadës së SHBA, z. David Wisner, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri.
Kryetarja Nikolla vuri në dukje se SHBA janë partner strategjik dhe mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kryetarja Lindita Nikolla dhe i Ngarkuari me Punë David Wisner biseduan për prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe bashkëpunimin për konsolidimin e demokracisë, thellimin e avancimin e reformave dhe ishin të një mendimi se qeverisja e përmirësuar dhe avancimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për integrimin dhe kontributin e Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike.
Top Channel