Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë vizitës së zhvilluar sot në Kiev tha se përparimi i Ukrainës në kundërsulmin e saj është “shumë, shumë inkurajues”.
Blinken bëri vizitën e papritur për të njoftuar një paketë ndihme shtesë 175 milion dollarë për forcimin e përpjekjeve të mbrojtjes.
“Presidenti Biden më kërkoi të vij, për të riafirmuar fuqishëm mbështetjen tonë, për të siguruar që ne jemi duke maksimizuar përpjekjet tona dhe të vendeve tona për sfidën e menjëhershme të kundërsulmimit, por edhe në afatgjatë. Përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën të ndërtojë një forcë të së ardhmes që mund të pengojë dhe të mbrojë kundër çdo agresioni të ardhshëm”, tha Blinken në një konferencë shtypi.
Volodymyr Zelensky tha se vizita e zyrtarëve amerikanë ishte një “mesazh i madh mbështetjeje” për Ukrainën dhe po tregonte “unitet të madh”.
“Kur flisni për Ukrainën, jeni gjithmonë bashkë, faleminderit shumë… jemi të lumtur që mund të mbështetemi tek ju”, tha ai.
Top Channel