Artizanët egjiptianë i kalojnë gjeneratave të reja traditën e ‘fryrjes së xhamit’ (fotot)

06/09/2023 18:33

I ulur para furrës së gurtë që arrin në 1200-gradë nxehtësi, Mahmoud i jep formë xhamit të shkrirë duke krijuar kupa dhe pjata në punishten e babait të tij.

Profesioni sfidues tradicional është kaluar mes disa gjeneratave në familje.

Për familjen kjo është mënyra e vetme të nxjerrjes së të ardhurave teksa babai i tij Kaled thotë se jo të gjithë mund ta bëjnë.

“Ne e kemi një profesion të trashëguar, tradicional, jo të gjithë mund ta bëjnë. Nuk është e thjeshtë të qëndrosh para furës 1200 gradë”, thotë Kaled.

“Por jam me fat që arrita t’ia kaloj djemve të mi, të cilët po e vazhdojnë këtë. Ky ishte fillimisht dhe profesioni i babait tim”.

Xhampunuesi Khaled thotë se kjo është mënyra e fitimit të jetesës.

“Kjo punë nuk mund të ndalojë. Nëse ndalojmë për një ditë nuk mund të përballojmë jetesën ditën tjetër, kjo është puna jonë”.

Ai shton më tej për vështirësinë e profesionit:

“Është vërtet nxehtë por jemi gjithmonë në lëvizje, me krahët dhe me muskujt duke fryrë në tubin e xhamit.

“Fryrja e xhamit kërkon gjithashtu një forcë shtesë, sfidat janë të shumta, plus të rrish ulur para nxehtësisë prek dhe shikimin, por eksperienca na ndihmon të përballojmë sfidat”, shton i zoti i punishtes së vjetër.

Prej disa shekujsh punimi xhamit në Egjipt është konsideruar një formë arti i ruajtur nga një gjeneratë në tjetrën. Profesioni është i kufizuar për meshkujt prej kritereve më të vështira fizike që kërkon.

FOTO GALERI
4/8
"Ne e kemi një profesion të trashëguar, tradicional, jo të gjithë mund ta bëjnë. Nuk është e thjeshtë të qëndrosh para furës 1200 gradë”, thotë Kaled.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA