Foto Ilustruese

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Vlorë – Kotë, ku  automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin J. D., 48 vjeç, këmbësor.

48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA