Është zbardhur dëshmia e Marsela Pushanit ditën e sotme në Gjykatë, ku pas vrasjes së të motres, iu dha masa arrest me burg.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se autorja është shprehur se nuk kishte qëllim ta vriste të motren dhe se akoma mendon se ajo ka ndërruar jetë nga doza e lartë e alkoolit.
Sipas saj e motra pinte deri në dy litra alkool në ditë dhe se nuk donte ta lëndonte pasi për të do të jepte edhe jetën.
“Unë nuk do doja kurrë ta vrisja motrën, vazhdoj të mendoj që s’ka vdekur nga thika dhe goditja por qe ka vdekur nga alkooli. Unë për motrën do jepja jetën dhe do doja të kisha vdekur unë. Kam mamanë shumë të sëmurë, nuk desha ta vras motren, ajo pinte shumë alkool deri në dy litra në ditë.”- tha Marsela Pushani.
Nga ana tjetër avokati i saj ka deklaruar se klientja e tij e ka krye këtë vepër pët tu vetëmbrojtur.
Avokati: E ka kryer në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.
37-vjeçarja Amanda Pushani mbeti e vrarë pas një goditje të vetme në bark nga e motra Marsela Pushani. Fillimisht krimi u tentua të fshihej duke thënë se Amanda vdiq natyralisht por ekzaminimi i ekspertëve mjekësorë nxori në pah të vërtetën tronditëse.
Top Channel