Shenjtërimi i Nënë Terezës, ambasada amerikane në Tiranë: Bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të saj

05/09/2023 10:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Ambasada shkruan se sot bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës dhe kjo ditë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu), misionares dhe murgeshës së famshme shqiptare, fitueses së çmimit Nobel për Paqe, shenjtores. Shqipëria sot kremton gjithashtu Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kjo ditë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin. Është kujtesë për ndikimin e pabesueshëm që ka dashuria dhe kujdesi për të tjerët, duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën e saj njerëzve në nevojë.“-shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA