Një 59-vjeçar u plagos me armë zjarri në Tepelenë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Matohasanaj, ndërsa si autor i dyshuar u arrestua një 30-vjeçar.
Sipas policisë i plagosuri dhe autori, të dy barinj në këtë zonë, debatuan në mal me njëri-tjetrin e pas u konfliktuan fizikisht.
Si pasojë, 30-vjeçari mori armën e gjahut dhe qëlloi në drejtim të 59-vjeçarit duke e plagosur.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. L., 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin S. Z., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel