Drejtoria e përgjithshme burgjeve, shërbimi i provës dhe të gjitha prokuroritë të cilave ju është përcjellë drafti i amnistisë po shqyrtojnë kategorinë e shtetasve të burgosur, nën hetim dhe të dënuar alternativë ose me gjobë që parashikohet të përfitojnë, mbasi çështja të kalojë për diskutim në komisionin e ligjeve.

Burimet i pranuan Top Channel se përveç 600 të burgosurve në burgje të dënuar deri në 3 vjet për krimin e vjedhjes, të kapur me doza të pakta droge, dhe vepra të tjera të lehta, qindra të tjerë do të shpëtojnë nga e njëjta amnisti.

Bëhet fjali për gati 540 të dënuar me shërbim prove për aksidente, shkatërrim prone dhe vjedhje. Ndërkohë prokuroritë nuk kanë konfirmuar ende volumin e dosjeve që pritet të pushohen kur projektligji të miratohet.

Megjithatë ajo që vihet re në shkresat që disponon TCH është përjashtimi nga amnistia jo vetëm i të dënuarve për krime të rënda por edhe i kujtdo që është  arrestuar, dënuar apo është nën hetim për lojërat e fatit dhe bixhozin, ndërtimet e paligjshme , dhe të kujtdo që kreu korrupsion në zgjedhje

Përveç kësaj kategoria llogariten në këtë amnisti që është e katërta në 10 vjet përjashtohen edhe ata  që ushtruan dhunë në familje, përndjekje krime seksuale shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Kushdo që është nën hetim për vepra që dënohen deri në dy vjet burg do ti ndërpritet ndjekja penale. Por aty përjashtohen ata që dyshohen se kryen shpifje fyerje dhe nuk deklaruan pasuritë, vepra që kanë të njëjtin marzh dënimi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA