Gjermania nuk ekstradon trafikantin shqiptar në Angli ‘prej kushteve të këqija në burgjet britanike’ (fotot)

05/09/2023 15:24

Një gjykatë gjermane ka pranuar sot kërkesën e një avokati që tha se klienti i tij nuk duhet të ekstradohet në Angli pasi “kushtet e burgjeve atje janë skandaloze dhe shkelin të drejtat e njeriut”.

Vendimi i padëgjuar më parë u mor nga gjykata e Karlsruhe në jugperëndim të vendit, dhe u përshkrua si një kritikë e ashpër dhe turpërim për Britaninë, shkruan e përditshmja londineze Daily Mail.

Shqiptari që jetonte në Britani akuzohet për trafikimin e rreth 5 kg kokainë dhe pastrimin e më shumë se 330,000 paundëve.

Gjykata e Westminster kishte i kishte kërkuar Interpol-it kthimin e tij pas largimit në Gjermani. Nuk bëhet i ditur emri i të ndaluarit nga autoritetet.

Çudia ishte se gjykata gjermane tha se nuk kishte siguri që i dyshuari do të mbahej në kushte të përshtatshme, prandaj refuzoi kërkesën e ekstradimit dhe e la të lirë trafikantin shqiptar, sipas Daily Mail.

Avokati i tij skocez Jan-Carl Janssen, thotë se ka kryer një studim mbi kushtet në burgjet britanike dhe citoi raste të mbipopullimit, mungesës së stafit dhe dhunës mes të burgosurve.

Janssen argumentonte se burgu HMP Wandsworth pranë Londrës, ku trafikanti shqiptar pritej të vendosej, kishte tejkaluar kapacitetin me të burgosur me mbi  160 perqind.

Në një deklaratë të gjykatës thuhej: “Gjykata vendosi se ekstradimi i shqiptarit është aktualisht i papranueshëm, pa garancitë britanike se do të ketë përmirësim të kushteve të burgut”.

Zhvillimi sipas ekspertëve ndikohet nga fakti që Britania nuk është më pjesë e BE prandaj urdhrat e arrestit nuk aplikohen pa garancitë përkatëse.

Një zëdhënës i drejtësisë britanike tha: “Qeveria po bën gjithçka për të siguruar burgje të sigurta për rehabilitimin e shkelësve dhe mbrojtjen e publikut”, sipas Daily Mail.

FOTO GALERI
1/3
Avokati i tij skocez Jan-Carl Janssen, thotë se ka kryer një studim të burgjeve britanike dhe citoi raste të mbipopullimit, mungesës së stafit dhe dhunës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA