Në ditën e shenjtërimit të Shenjtores Tereza, një ekspozitë e zgjedhur mbi veprimtarinë e saj u cel në institucionin e presidentit.
Ekspozita është një bashkëpunim midis tre institucioneve: Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës si dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ceremonia e hapjes u mbajt me pjesëmarrjen e Presidentit Bajram Begaj dhe Presidentes së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.
Ekspozita shpalos të dhëna me rëndësi lidhur me angazhimin e humanistes shqiptare. Mes dokumenteve të përzgjedhura për ekspozim, bëjnë pjesë informacione mbi vizitën e saj të parë në Shqipëri në vitin 1989, dorëshkrime që dëshmojnë atdhedashurinë e saj për tokën amë, si edhe vendime të Këshillit të Ministrave për nderimin dhe përjetësimin e figurës së bamirëses së përbotshme.
Shenjt Tereza ka përvjetorin e shtatë të kalimit në amshim, si edhe të kanonizimit të saj në kalendarin apostolik.
Top Channel