Berisha u shtrin dorën deputetëve të PD: Të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme

05/09/2023 14:20

Ish-kryeministri Sali Berisha u shtriu dorën për bashkim deputetëve të Partisë Demokratike, edhe atyre të rreshtuar nga Lulzim Basha.

Berisha dha edhe detaje mbi mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi, ku tha se u morën vendime të rëndësishme.

Unë e kuptoj se ju doni të rrëmoni në çdo lloj, por të jeni të sigurt se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja. Sigurisht që këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët janë opozitar të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.
U morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë.“-tha Berisha për gazetarët në përfundim të mbledhjes.

Top Channel