Ministri anglez i Emigracionit Robert Jenrick bëri këtë të martë në parlament një deklaratë për emigrantët e paligjshëm që vijnë nga Shqipëria.

Jenrik tha se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë.

Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90 për qind të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale.

Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 emigrantë të paligjshëm. Kjo shifër, është 75 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi ministri anglez i Emigracionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA