Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues një 51-vjeçar me inicialet V.Xh., ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit Zvirinë, në Maliq. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale rreth aksidentit të rëndë.

Top Channel