Nje natë përpara se të vritej me thikën e bukës, ajo i kishte premtuar të ëmës dhe motrës se do ta linte alkoolin, prej të cilit ishte e varur prej shtatë vitesh dhe që i kishte shkatërruar jetën, jo vetëm Amandës, por edhe të së motrës Marselës, mësuese në një shollë private dhe të ëmës, e papunë.

Të trija gratë folën për alkolizimin e Amandës dhe për ta mbështetur njëra-tjetrën, por në mëngjes Amanda e harroi betejën dhe kërkoi para për alkool.

Prokuroria ka disponuar një kamera sigurie, ku e ndjera shfaqet në orën 8:40 të mëngjesit të ditës kur u vra duke dalë nga banesa. Ajo kthehet 15 minuta më vonë, me një qese.

E arrestuar për krim në familje, Marsela Pushani thotë në dosjen që Top Channel disponon se kur e motra hyri në shtëpi, ia rrëmbeu qesen dhe pa që Amanda kishte blerë birra dhe raki. Nisa t’i zbras dhe Amanda më sulmoi, shton 40-vjeçarja që kujton se ia hoqi thikën  e bukës nga dora dhe e goditi.

“Pashë që u rrëzua dhe u zverdh, nuk i kishte dalë gjak. Nuk kuptova çfarë kisha bërë”, shton më tej e reja që menjëherë i kërkoi ndihmë të ëmës. Kryefamiljarja kur pa që gjendja e bijës së vogël po përkeqësohej njoftoi urgjencën, e cila nuk mundoi t’ia shpëtojë jetën.

Policia thekson se sekuestroi tre shishe birrë dhe një shishe raki, ndërkohë që mori një sërë dëshmish, midis tyre edhe të nënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA