Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
12 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Një 46-vjeçar L.Gj nga Tirana është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
– Një 23-vjeçar A. B., nga Tirana është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën dhe sekuestruan kartëmonedha (në total 200 euro) të dyshuara të falsifikuara.
-Një 27-vjeçar F.J nga Kamza është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
-Një 30-vjeçar R. B., banues në Laç, një 32-vjeçar A. C banues në Spanjë, një 25-vjeçar I. K., një 36-vjeçar S. R. Dhe një 53-vjeçar V. K. nga Tirana, janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
-Një 54-vjeçar A. C nga Tirana, u arrestua pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
-Një 37-vjeçar H.S nga Borizana është vënë në pranga pasi ditën e djeshme, në Valias, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O. dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në automjetin drejtues shtetasin Sh. O., shtetasja F. O.
– Një 18-vjeçar S.S nga Tirana ka rënë në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
-Një 35-vjeçar E.H nga Tirana, është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasoja vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel