Emisioni “Fiks Fare” nisi këtë 4 shtator sezonin e 21-të televiziv.

Si çdo mbrëmje duke filluar nga ora 20:10, dyshja Dori dhe Devi do u servirin shikuesve investigime, kronika denoncuese, apo edhe intervista humoristike nga çdo cep i Shqipërisë. Në krah të dy moderatorëve do të jenë dy bukuroshe të reja, Marinela dhe Alisja.

Pas disa javësh audicione, ku morën pjesë dhjetëra vajza nga e gjithë Shqipëria, juria vendosi të përzgjedhë dy velinat. Marinela Bici 19 vjeç dhe Alisja Koloshi 18 vjeç. Të dyja vajzat vijnë nga bota e modelingut, por jo vetëm. Marinela është studente në Universitetin e Sporteve dhe prej 3 vitesh pjesë e ekipit të volejbollit të Teutës. Gjithashtu ka rrëmbyer çmimin e ‘Miss Turizmit’ në ‘Miss Durrësi’ 2020-2021.

Ndërsa për brunen Alisja është një rikthim në ‘shtëpinë’ e saj Top Channel. Ajo ka qenë pjesmarrëse në Voice Kids Albania në sezonin 2018-2019 me skuadrën e Gjokajve. Por përveç pasionit për këngën, pas nuk ka lënë dhe atë të modelingut. Prej vitesh është pjesë e pasarelave të stilistëve me emër si Elisabetta Franchi, Joni Peci e shumë seteve fotografike. Ndjek studimet për laborante dentare.

Programi më i ndjekur televiziv Fiks Fare, i cili bazohet te denoncimet dhe korrupsioni i të gjitha hallkave të administratës, ka punuar gjatë këtyre javëve, duke zbuluar nga çdo skaj i Shqipërisë problematikat e shumta. Korrupsion, krime mjedisore, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë në tendera, falsifikime dokumentesh, e shumë tematika të tjera, janë investiguar nga Fiksi dhe do të transmetohen në javët në vijim. Gjithçka të faktuara, me zë dhe figurë, Fiksi vjen me risi në tema, por duke ndjekur me fanatizëm analizimin e fakteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA