Nëse shfletoni videot në Tik Tok nuk mund të mos e keni parë Besart Bajramin, kamerierin në Gjakovë i cili shërben duke kënduar.
Besarti është vetëm 18 vjeç dhe zëri i tij është unik. Gjithçka ka nisur spontanisht. Ai tregon në një intervistë për Shqipëria Live se që në moshë të hershme ka pasur pasion për muzikën por nuk ka pasur mundësi ta shprehi talentin diku.
Besarti thotë që punën kamerier e bën vetëm në sezonin e verës për të siguruar të ardhura më shumë për studimet ndërsa në restorantin ku punon, shumë shpesh klientët kërkojnë shërbim prej tij.
“Kanë pasur raste që thonë dua djalin që këndon. Nuk këndoj në orar të punës, por nëse kam kohë, këndoj vetëm një pjesë të shkurtër, baladë ose patriotike.
Puna si kamerier duke kënduar ishte diçka e re, prandaj është shpërndarë dhe është pëlqyer shumë prej njerëzve. Unë punoj vetëm në sezon, jam student i gjuhës angleze. Mendoj se në të ardhmen mund t’i futem muzikës.”– tha ai për Shqipëria Live.
Top Channel