Flet babai i 21-vjeçares që plagosi 68-vjeçarin në Vaun e Dejës: Presim drejtësi të dalë e vërteta

04/09/2023 13:45

Babai i 21-vjeçares që plagosi me thikë 68-vjeçarin Zef Paloka në Vaun e Dejës ka dhënë intervistë për Shqipëria Live, ku kërkoi drejtësi për vajzën.

Ai thotë se nuk ishte në dijeni të ngacmimeve të Palokës ndaj vajzës së tij, por kjo e fundit e kishte paralajmëruar se ai nuk ishte njeri i mirë. Babai i vajzës thotë se me Palokën kishin hyrje dalje dhe dukej njeri i qetë. Ai tha se nuk ka komunikuar ende me vajzën, ndërsa është interesuar për gjendjen e të plagosurit.

“Ngjarjen e mora vesh kur erdhi policia. Me Zef Palokën njihemi, kam pirë kafe me të. Dukej i qetë. Vajza më thoshte nuk është i mirë por s’ja kam vu veshin. Plagosja ka ndodhur 70 metra larg shtëpisë, jo në banesë. Me vajzën nuk kemi komunikuar. Jam interesuar për gjendjen e tij, faleminders zotit infermieret më kanë thënë që është mirë, Shyqyr që se ngel peng gjithë jetën. Më ka prekur shumë kjo ngjarje. Vajza i ka thënë më prit këtu dhe ka marrë thikën, vajza është e vogël më trup habitem si ka arritur ta plagosë. Po presim te drejtësia, të dalë e vërteta, ka dhe njerëz të drejtë dhe të ndershëm.”-tha babai për Shëipëria Live.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Vaun e Dejës ku dyshohet se 68 vjeçari Zef Paloka ka tentuar të përdhunojë të renë. Për vetëmbrojtje 21-vjeçarja me iniciale N.N., e ka goditur disa herë me thikë në bark. Si pasojë, Paloka ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

21-vjeçarja u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Sipas policisë ajo e ka goditur me thikë Zef Palokën për motive të dobëta, ndërsa iu sekuestrua thika me të cilën kreu plagosjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA