Vendoret në Kukës/ KQZ shqyrton kërkesën e Bashës dhe Berishës për regjistrimin e PD-së në zgjedhje

03/09/2023 20:02

Me përmbylljen e afatit të fundit për regjistrimin e partive politike në garën për bashkinë e Kukësit më 1 Shtator, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis nesër shqyrtimet e kërkesave të subjekteve zgjedhore.

Përmes një deklarate, KQZ njofton zhvillimin e një seance publike këtë të hënë, ora 12:00, ku nuk kalon pa rënë në sy përplasja mes dy PD-ve, e Bashës dhe Berishës.

Pavarësisht përpjekjeve për të pasur një kandidat të përbashkët, opozita do të shfaqet sërish e përçarë edhe në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit. Sali Berisha ka vendosur të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të marrë formalisht PD-në, duke tentuar të regjistrohet në zgjedhje si Partia Demokratike përballë Partisë Demokratike të Shqipërisë të Lulzim Bashës.

Në rendin e ditës të KQZ, krahas shqyrtimeve të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, do të ketë edhe rishikim për plotësimin e vakancave në këshillin e Bashkisë Pogradec, Dropull, Memaliaj, Librazhd, Belsh, Lezhë, Dibër dhe Kuçovë.

Rendi i ditës:

  1. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Lulzim Basha)
  2. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Sali Berisha)
  3. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
  4. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë së Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
  5. Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
  6. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Pogradec, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, z. Jovan Filip Shkëmbi”.
  7. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Pandeli Ahilea Kuremeno”.
  8. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Memaliaj, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Flamur Zenel Mushamataj”.
  9. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Librazhd, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Demokracia Sociale”, zj. Erjola Syri Albrahimi”.
  10. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Aurela Bashkim Hysa”.
  11. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Enkeleda Baftjar Kullolli”.
  12. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Ervina Sefedin Meta”.
  13. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Adelina Pashko Toma”.
  14. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Vera Gjok Deda”.
  15. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Flora Pjetër Margjonaj”.
  16. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, z. Andrit Ilmi Lika”.
  17. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kuçovë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Aurela Bashkim Rumbullaku”.

Top Channel