Ukraina: Aeroportin në Rusi e sulmuan vetë rusët?!

02/09/2023 10:10

Sulmi i fundit me dronë në veriperëndim, gjatë të cilit u dëmtuan disa avionë transportues, me shumë gjasë sipas inteligjencës ushtarake të Ukrainës, është kryer nga brenda vetë territorit rus.

Goditja e këtë javë e aeroportit Pskov, rreth 700 kilometra larg Ukrainës, shënoi një ndër sulmet e fundit në territorin rus që kur Kievi u zotua në muajin korrik ta transferojë konfliktin në tokën ruse. Sipas shefit ukrainas të inteligjencës, Kyrylo Budanov megjithatë, dronët e përdorur për ta sulmuar bazën ajrore ‘Kresty’ në Pskov janë nisur nga Rusia.

“Katër avionë transportues IL-76 janë goditur si rezultat i sulmit. Dy janë shkatërruar dhe dy janë dëmtuar rëndë”, ka nënvizuar ai, duke shtuar se këto pajisje ishin përdorur nga Ministria ruse e Mbrojtjes për të transportuar trupa ushtarake dhe mallra.

Ekspertët ushtarakë rusë janë vënë në vënë në lëvizje këto kohë për të parandaluar sulme të tilla duke punuar për identifikimin paraprak të drejtimit të fluturimit të dronëve. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk pranoi të komenti mbi pretendimet e Kievit për shpërthimet në aeroport.

Rajoni Pskov, i cili është shënjestruar nga dronët edhe në maj, është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s në perëndim, Estoninë dhe Letoninë, ndërsa në jug ka aleaten e Moskës, Bjellorusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA